Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pejani Shkëlqim Ademaj kundër Hamza Wandera

Shkelqim Ademaj, boksieri  me prejardhje nga Peja por qe jeton dhe vepron ne Gjermani, të shtunën do të zhvilloj ndeshjen  e tij të tetë në boksin profesionist, kurse kundërshtar i tij do jetë boksieri me përvojë nga Uganda, Hamza Wandera. Kjo përballje do të zhvillohet ne evenimentin qe do të mbahet më 24.4.2021 ne Di Miceli Mobility, Oetigheim, Baden-Württemberg, Germany kurse promotor është Kamer Maloku dhe Simon Mullet, kurse matchmaker i ndeshjeve Avdyl Salihu. Ademaj thotë se ndihet mire edhe përkundër asaj se nuk ka mundur maksimalisht të përgatitet për shkak pandemisë. “Përgatitjet në kohën e pandemisë aspak nuk janë të lehta sepse jemi të lejuar te mbajmë stërvitje ne palestër vetëm 2 persona. Kundërshtarin me stafin tim e kemi analizuar mire dhe kemi vërejt se është një boksier i lëvizshëm dhe eksploziv, por une ndihem i përgatit dhe besoj se do te dal fitues”, tha Ademaj, duke falënderuar me pas familjen e tij qe e mbështesin maksimalisht, trajnerin dhe klubin si dhe mikun e tij Bahri Tahiri nga firma e tij “Rogro  Fenster & Türen nga Iserlohn” nga Gjermania. Ne fund ai na zbulon se ndeshjen e radhës pret ta zhvilloj ne qytetin e tij te lindjes Pejën me 7 gusht 2021.

Te gjithë ata që dëshirojnë ta shikojnë ndeshjen e Shkëlqimit kundër Hamza Wandera, ate mund ta bëjnë në linkun e mëposhtëm vetëm për pages prej 5 eurove

https://fb.me/e/1ifKwqO4P .

Postime të ngjashme

Salah bën thirrje të ndalen vrasjet e të pafajshmëve në Palestinë: Mjaft është mjaft

Z H

Mbaron sezoni për Ibrahimovicin, vëmendja te Kampionati Evropian

Z H

Manchester City fiton kampionatin, Guardiola: Sezoni më i vështirë

Z H

Laport merr nënshtetësinë, do të luajë për Spanjën

Z H

Busquets beson se lufta e Barcelonës për titullin në La Liga ka mbaruar

Z H

Reali humb Mendin deri në fund të sezonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...