Zgjedhjet në Hong Kong nuk do të mbahen deri në vjeshtën e vitit 2022.
Arsyeja është se Pekini dëshiron të rishikojë sistemin zgjedhor dhe, ndër të tjera, të prezantojë një komitet zgjedhor, të kontrolluar nga Pekini, i cili do të propozojë kandidatë për Asamblenë Legjislative (Legco), bën të ditur South China Morning Post.
Komiteti, gjithashtu, do të jetë në gjendje të vërë veton e kandidatëve, sipas një propozimi të paraqitur në Kongresin e Popullit Kinez, i cili filloi të premten.
Një zëdhënës tha se komiteti kishte një të drejtë kushtetuese për të “përmirësuar” sistemin zgjedhor të Hong Kongut dhe që një propozim do të diskutohej gjatë seancës javore.
Në fjalën e tij hyrëse në Kongresin Popullor, kryeministri Li Keqiang, tha se Kina po monitoron dhe mbron Hong Kongun nga ndërhyrjet e “forcave të jashtme”.
Zgjedhjet në Hong Kong do të duhej të mbaheshin në shtator të vitit të kaluar, por u shtynë për shkak të pandemisë.