Pekini konfirmon rrugën e zhvillimit paqësor

nga V.E.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes Kombëtare Wu Qian shprehu kundërshtim të vendosur ndaj një raporti të fundit mbi zhvillimin ushtarak të Kinës, të publikuar nga Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së.
Wu Qian u shpreh se raporti nuk merr parasysh faktet dhe është i mbushur me paragjykime.
Zëdhënësi vuri në dukje që raporti bën zhurmë për diçka të paqenë si “kërcënimi ushtarak kinez”, spekulon mbi zhvillimin ushtarak të Kinës në fushat bërthamore, hapësinore, kibernetike etj. dhe ndërhyn në punët e brendshme të Kinës me anë të çështjes së Tajvanit, shkruan CMG
Kina është e vendosur në rrugën e zhvillimit paqësor, ndjek një politikë të mbrojtjes kombëtare me natyrë mbrojtëse dhe kundërshton praktikën e ngacmimit nga të mëdhenjtë dhe të fortët të atyre që janë të vegjël dhe të dobët, theksoi zëdhënësi.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, Kina i ka mbajtur kapacitetet bërthamore në nivelin minimal të kërkuar për sigurinë kombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More