Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Pekini synon rritjen 6% të PBB-së në këtë vit

Pekini synon të arrijë një rritje prej 6 për qind të PBB-së në vitin 2021, thanë autoritetet vendore të shtunën.

Qyteti gjithashtu ka si qëllim ta ruajë rritjen e treguesit të çmimeve të konsumit (CPI) brenda 3 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Objektivat u publikuan në raportin e punës të mbajtur nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit kinez Chen Jining.

Ndërsa PBB-ja për frymë e Pekinit u rrit nga 18 000 dollarë në vitin 2015 në rreth 24 000 dollarë në 2020-n, Pekini është bërë ekuivalent me një ekonomi të zhvilluar në nivel të ndërmjetëm.

Planifikohet që shifra të rritet në rreth 210 000 juanë (afër 32 500 dollarë) deri në fund të periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), sipas raportit.

Të dhënat e mëparshme kanë treguar se PBB-ja e Pekinit arriti mbi 3.6 trilionë juanë vjet, 1.2 për qind më shumë se vitin 2019.

Postime të ngjashme

CMG-ja: Marrëveshja e Treguesve Gjeografikë Kinë-BE nxit tregtinë shumëpalëshe

R Zh

Besimi: Fund të marsit drafti fillestar i Tarifës doganore

R Zh

“Central benking”: Banka Popullore kujdeset për angazhimin e kuadrove cilësorë

Z H

Azeski: Kuvendi të mos i bllokojë ligjet ekonomike

Z H

Gati 8000 vende të lira pune ka pasur në kuartalin e fundit të vitit 2020, më së shumti në industrinë përpunuese

Z H

Ivent industria kërkon ndihmë financiare të pakthyeshme, papunësia bie me mbi 60 për qind

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...