Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Penalizime në QKUK: Një drejtor shkarkohet, tjetrit i hiqet paga

Shkarkohet drejtori i Kardiologjisë Imri Jashari, drejtori i Anestezionit Nehat Baftiu dënohet me heqje page.

Pritjet e tilla pranë Klinikës Interne janë të zakonshme.

Pacientët për një kontrolle në repartin e Kardiologjisë, detyrohen të presin me orë të gjata.

Krejt kjo pas disa parregullsive që u hasën në këtë repart.

Për këto të fundit duket se janë në dijeni edhe Komisioni Disiplinor i Shërbimit Spitalor, të cilët dolën me një vendim.

T7 mëson se shkarkimi i këtij të fundit erdhi pas raportit të Komisionit për mbarëvajtje në punë.

Komisioni Disiplinor konstatojë se më datë 25 maj në ora 12 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve..

Shkarkimin e Gashit e konfirmuan edhe nga zyra për media SHSKUK-së

E për këtë shkarkim nga pozita e drejtorit, apo ulje nga detyra siç e quajnë drejtoria e SHKSUK-së, nuk ka pranuar të flasë kardiologu Imri Jashari.

Por, kjo nuk është shkelja e vetme që Komisioni Disiplinor ka gjetur në klinikat e QKUK-së.

Me procedurë disiplinore është përballur edhe drejtori i Anestezionit Dr. Nehat Baftiu.

Por në krahasim prej Gashit, Baftiu u dënua me heqje të pagës.

E këtë vendim ky i fundit nuk e priti mirë.

T7 ka kontaktuar drejtorit e SHSKUK-së Valbon Krasniqi, për këto zhvillime.

Por ky i fundit nuk ka pranuar të flasë me arsyetimin se është i zënë.

Ndërkohë, Pleurat Sejdiu nga Oda e mjekëve ka kritikuar vendimin e Komisionit Disiplinor.

Sipas tyre, këta të fundit rrallë herë bëjnë inspektimi dhe gjetjet e fundit janë bërë me qëllime tjera.

Vendimet e Komisionit disiplinor ndaj drejtorëve të këtyre dy Klinikave vijnë pas mungesës së kardiologëve në njësinë koronare në shërbim të pacientëve, si dhe mungesës së një anesteziologie në punë në kohën kur po kryheshin disa operacione në kirurgji dhe urologji.

Postime të ngjashme

Samiti Biden-BE ka në agjendë dialogun Kosovë-Serbi

Dafina Vidishiqi

​BE: Nuk do të ketë fillim të ri të dialogut

Dafina Vidishiqi

Anton Quni, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Dafina Vidishiqi

Osmani viziton kampin e KFOR-it “Villaggio Italia”

Dafina Vidishiqi

Gjyqtari Kreshnik Radoniqi emërohet për kryesues të ri të KQZ-së

Dafina Vidishiqi

Më 15 qershor hapen sallat e dasmave

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...