Agjencia Zhurnal.mk

Pence: Më e keqja e pandemisë në SHBA mund të përfundojë gjatë verës

SHBA mund të jetë në një “vend shumë më të mirë” deri në fillim të verës nëse përpjekjet lehtësuese vazhdojnë të luftojnë koronavirusin e ri, tha të enjten zëvendës-presidenti amerikan, Mike Pence, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të task forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Pence tha se zona e metrosë në New York, New Jersey, Connecticut, Detroit dhe New Orleans duket se të gjitha e kanë kaluar kulmin e tyre.

“Task forca ynë beson se nëse vazhdojmë këto përpjekje lehtësuese në ditët në vazhdim, nëse shtetet zbatojnë politikat e tyre, ne besojmë se deri në fillim të verës mund të jemi në një vend shumë më të mirë si një komb, me pjesën më të madhe të kësaj epidemie prapa nesh”, u tha ai gazetarëve.

“Ne po bëjmë përparim domethënës”, tha ai.

Komentet e Pence erdhën një javë pasi presidenti Donald Trump tha se vendi mund të regjistrojë deri në 65,000 vdekje nga koronavirusi, shifër kjo më e ulët se vlerësimi 100,000-240,000 i shpallur fillimisht nga task forca.

“Unë mendoj se do të jemi në thelb, me shpresë, nën 100,000. Mendoj se tani, po shkojmë me siguri rreth 60,000, mbase 65,000”, u tha Trump gazetarëve.

Që nga mbrëmja e së enjtes, SHBA ka më shumë se 864,000 raste dhe mbi 49,000 vdekje. Gati 80,000 janë shëruar.

Virusi është përhapur në 185 vende dhe rajone, duke infektuar mbi 2.7 milionë persona dhe duke vrarë më shumë se 190,000 njerëz, që kur u shfaq së pari në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...