Pendarovski: BE-ja duhet ta mbajë derën të hapur

Shkup, 21 shtator – Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. BE-ja duhet ta mbajë derën të hapur, jo vetëm për shkak të nevojës nga rezultatet serioze në pjesën e kritereve evropiane për demokraci, qeverisje të të drejtës, luftës kundër korrupsionit, por edhe për shkak të mundësisë nga shfrytëzimi i vakumit eventual nga ana e faktorëve të jashtëm, të cilët promovojnë koncepte gjeopolitike, të cilat nuk bazohen në vlerat e përgjithshme,e evropiane.

Këtë e theksoi theksoi presidenti Stevo Pendarovski, i cili në Nju-Jork mori pjesë në takimin e 20-të në nivel të lartë në organizim të Qendrës ndërkombëtare Nizami Ganxhavi, që mbahet në margjinat e Asamblesë së 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti u drejtua në temë “Çka do të thotë paqja dhe stabiliti në shekullin 21?” në kuadër të sesionit “Fjalim special: Paqe dhe stabilitet: E Ardhmja e Ballkanit Perëndimor”.

Siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, presidenti foli për përvojat e vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas rënies së komunizmit, duke vënë në dukje se për një numër arsyesh objektive, siç janë konfliktet në ish -Jugosllavi, shkatërrimi ekonomik, çështje të shumta të hapura, asnjë vend në rajon nuk mund të llogaritet si udhëheqës i periudhës post-komuniste në Evropë.

Presidenti u përqendrua në përvojat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vendosur theks në kompromiset e bëra me fqinjët, anëtarësimin në NATO dhe përkushtimin e integrimit të vendit në BE. Pendarovski konstatoi se mbajtja e perspektivës për anëtarësim në BE është tregues kyç për reformat, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vetë anëtarësimi – kyç për sigurimin e stabilitetit afatgjatë, paqes, prosperitetit në rajon.

Në këtë kuptim, duke e përshkruar ngecjen evidente në proceset integruese të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitet e fundit, presidenti Pendarovski, siç theksohet, shprehu shqetësim dhe paralajmëroi se pasiguria në këtë plan, do të mund të ndikojë domosdoshmërisht në paqen dhe stabilitetin në rajon. Presidenti nënvizoi se rezultat i ngecjes së tanishme janë ritmi i ngadalshëm reformues dhe ngritja e euro-skepticizmit në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalimin e tij, presidenti e theksoi edhe rëndësinë e marrëdhënieve midis BE-së dhe SHBA-së, kur flitet për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke konstatuar se çdoherë kur marrëdhënia midis BE-së dhe SHBA-së ka qenë e mirë dhe e fuqishme, atëherë janë parë përfitimet për rajonin, Evropën dhe rajonin euroatlantik në tërësi.

Related posts

Hapet Samiti i katërt digjital i Ballkanit Perëndimor në Podgoricë

D V

Vërtetohet teksti i Propozim-ligjit për barnat

D V

OEMVP-ja me takimin e sotëm me liderët e ASH-së dhe Alternativës i fillon takimet tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More