Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski – Burk: Maqedonia e Veriut është aleat i besueshëm dhe strategjik i NATO-s

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti komandantin e komandës aleate të forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli, admiralin Robert Burk, i cili është për vizitë pune në vend me rastin e shënimit të përvjetorit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe mbylljen e zyrës së për lidhje të NATO-s.

Në takim është shprehur kënaqësi të nivelit jashtëzakonisht të lartë të marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aleancës dhe janë shkëmbyer mendime dhe informacione për bashkëpunim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandës aleate të forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti mbështetjen që Komanda aleate e forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli e jep për përfundim të suksesshëm të procesit të integrimit tonë ushtarak në Aleancë.

“Ruajtja e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitet të rajonit tonë paraqet interes kolektiv të të gjithëve. Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të vazhdojë me reformat në mbrojtje dhe modernizim të Armatës në pajtim me të gjitha standardet e NATO-s të cilat njëkohësisht mundësojnë që shteti t’i projektojë dhe t’i mbrojë interesat e veta vitale kombëtare dhe ta përforcojë pozitën e vet gjeopolitike dhe gjeostrategjike” theksoi presidenti Pendarovski në takim, duke shtuar se vendi ynë në vazhdimësi tregon se është partner i besueshëm dhe strategjik dhe aleat i Aleancës.

Në këtë drejtim, presidenti theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut edhe në të ardhmen do të vazhdojë në mënyrë aktive të marrë pjesë në misionin e KFOR-it në Republikën Kosovës, i cili është nën komandë të drejtpërdrejtë në Napoli, dhe të sigurojë mbështetje logjistike dhe mjekësore të Aleancës, gjegjësisht operacioni i udhëhequr i NATO-s në Kosovë, ku është paraparë dhe rritje të numrit të pjesëtarëve të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe pjesëmarrje në nismat dhe partneritetet rajonale të NATO-s, të cilat do ta përforconin stabilitetin në rajon dhe në të cilat do të mund ta plasojmë përvojën tonë si vend i ri anëtar i NATO-s. Në këtë drejtim, janë shqyrtuar mundësitë për zgjerim të pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misione paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequra nga Aleanca.

Komanda aleate e forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli (JFCNP) është njëra ndër komandat më të rëndësishme në strukturën ushtarake të NATO-s qëllimi i së cilës është të përgatisë, planifikojë dhe zbatojë operacione ushtarake për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe integritetit territorial të vendeve anëtare të Aleancës.

Postime të ngjashme

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...