Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski – Çaputova: Përvoja e Sllovakisë në procesin eurointegrues mund ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut

Bratisllavë, 8 tetor – Presidenti Stevo Pendarovski sot pasdite në Bratisllavë realizoi takim me presidenten e Sllovakisë, Suzana Çaputova me të cilën bashkërisht konstatuan se dy shtetet kanë marrëdhënie të mira bilaterale dhe se përvoja sllovene në procesin e inkuadrimit në BE mund ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut.

Nga ana e presidentit Pendarovski u shpreh bindje se mes dy shteteve si anëtare të NATO-s do të vazhdojë edhe bashkëpunimi i mirë i deritanishëm në mbrojtje dhe siguri.

Në kontekst të nevojës nga përforcimi i bashkëpunimi rajonal, Pendarovski theksoi se modeli i suksesshëm i vendeve nga Grupi i Vishegradit është shembull jashtëzakonisht i dobishëm për vendet nga Ballkani Perëndimor.

Dy bashkëbiseduesit folën edhe për aktivitetet e ndërmarra deri më tani lidhur me pandeminë e Kovid-19, me ç’rast u dakorduan se është e domosdoshme përgjigja e përbashkët për përballje më të lehtë me aspektet shëndetësore-ekonomike të imponuara nga kjo sfidë globale.

Paraprakisht, presidenti Pendarovski foli edhe në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK 2020”.

Postime të ngjashme

Nuk janë paraparë masa të reja për kafiteritë, por nuk përjashtohet asgjë

Z H

Filipçe: Ora policore do të zgjasë dy javë

B L

Ftesa e Zaevit për opozitën, relativizim i dështimeve

B L

Këshilltarët e Shkupit e miratuan Llogarinë vjetore dhe Raportin vjetor për vitin 2020

Z H

Aktakuzë kundër 6 personave për teste të falsifikuara PCR

Z H

Pendarovski mbështetë planin për luftë kundër korrupsionit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...