Pendarovski dekoroi Stefanovskin, Haxhimanov, Nesimin dhe Mukaetov për kontributet në jetën e përgjithshme në RMV

Shkup, 23 korrik – Presidenti Stevo Pendarovski sot në rezidencën presidenciale me dekoratë të lartë shtetërore “Urdhri për merita për shtetin” i dekoroi pas vdekejs shkrimtarin Goran Stefovski, këngëtarin dhe aktorin Zafir Haxhimanov dhe profesorin Remzi Nesimi, si dhe kryetarin e Federatës së Henbollit të Maqedonisë, Zhivko Mukaetov.

 

“Secili prej këtyre njerëzve të mëdhenj, më shumë se sigurtë, meriton ceremoni dhe kujdes të posaçëm. Por, me këtë ndarje të përbashkët të ‘Urdhrit për merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut’ për Goran Stefanovskin, Zafir Haxhimanovin, Remzi Nesimin dhe Zhivko Mukaetovin, dëshirojmë t’i cekim individët të cilët e bëjnë fotografinë më të madhe për përparimin e atdheut tonë të përbashkët dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit”, tha Pendarovski.

Ai beson se atë ide më së miri e shpreh pikërisht Stefanovski, i cili me një rast tha: “Dhashtë Zoti që në vitet që vijnë të mund të merremi me tema të vogla, me gëzime të vogla, me jetë individuale”.

“Të mos kemi nevojë të zgjidhim ekuacione të pamundura strategjike me më shumë të panjohura. Të mbledhum tërë mendjen kolektive në një vend dhe me mençuri ta shfrytëzojmë, e jo ta shpërndajmë në të gjitha anët, e pastaj të mos dime nëse është për ekonomi ose për kulturë, për paqe apo për luftë, për verë apo për dimër”, tha mes tjerash presidenti Pendarovski

Related posts

Qeveria e Maqedonisë: Është hequr akciza për dizelin, e mbrojmë standardin e qytetarëve

Z H

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Z H

Zaev – Orijan: Izraeli e mbështet progresin e Maqedonisë së Veriut, ka interes për intensifikim të bashkëpunimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More