Agjencia Zhurnal.mk

Pendarovski deri te Tamara: Urime #TeamTamara, ju jeni fituesit tanë

Shkup, 19 maj, Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk ia uroi përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Eurovizion Tamara Todevska, e cila mbremë në Tel Aviv e fitoi vendin e tetë.

“Urime #TeamTamara, treguat dhe dëshmuat se vlen që secili të luftojë me mund për ëndrrat e veta, ju jeni fituesit tanë! Dje e sollën Eurovizionin në shtëpi, së bashku këndonim dhe e ndamë suksesin, ndërsa qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë krenarë me ju! Keni lënë vlerë të përhershme, këngë kushtuar çdo gruaje! Shihemi së shpejti, që t’i ndani nga dora e parë përshtypjet nga kjo paraqitje impresive”, ka shkruar Pendarovski në Fejsbuk.

Përfaqësuesja e jonë Tamara Todevska me këngën Proud (“Krenare”) e zuri vendin e tetë në edicionin e 64-të të zgjedhjes për këngë të Eurovizionit, me çka e fitoi plasmanin më të lartë në vend deri tani në Eurosong.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...