Pendarovski dhe Fon der Lajen biseduan për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 28 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen e cila po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski shprehu falënderim, për këtë vizitë dhe për angazhimin personal të kryetares së Komisionit Evropian dhe angazhimin ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, kumtoi kabineti i shefit të shtetit.

Pendarovski dhe Fon der Lajen shkëmbyen pikëpamje dhe informacion mbi zhvillimet e fundit në lidhje me integrimin tonë evropian dhe arritën në përfundimin se fillimi i negociatave të pranimit midis Maqedonisë aë Veriut dhe Bashkimit Evropian do të intensifikojë më tej procesin e reformës dhe do të mundësojë përparim ekonomik dhe social.

Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes së Komisionit Evropian në kontekstin e solidaritetit evropian për përfshirjen e rajonit në të gjitha nismat e udhëhequra nga Bashkimi Evropian, si dhe për zbutjen e pasojave të pandemisë me Kovid-19.

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për ngjarjet aktuale në rajon si dhe për planin ekonomik-investues të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, theksohet në kumtesën e kabinetit presidencial. 

Related posts

Acarohen raportet mes Kroacisë dhe Serbisë, Vulin e quan “budalla” presidentin kroat

D V

Brigada e zjarrfikësve “Bajram Miftari” në Çair bëhen me shkallë 24 metërshe për intervenime

Z H

“Mini Shengeni” nga nesër edhe më e fortë, forcohet bashkëpunimi mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More