Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski: E drejta e privatësisë është e garantuar me Kushtetutë

Shkup, 28 janar – E drejta e privatësisë është e garantuar me aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto ditë jemi të neveritur që përsëri jemi dëshmitarë të rastit “Dhoma Publike”, rast në të cilin në mënyrë për tu habitur shkelet privatësia e mijëra grave dhe vajzave, poshtërime, seksizëm dhe dhunë të cilat lënë pasoja të përhershme në jetët e tyre, tha në deklaratë për MIA-n presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Shefi i shtetit potencon se dhuna ndaj grave dhe vajzave, në çdo formë – psikike, fizike, seksuale, dënohet me ligj.

“Kërkoj nga institucionet kompetente që në mënyrë adekuate të hetojnë rastin, ndërsa keqpërdoruesit të ndiqen dhe dënohen sipas rregullave ligjore. Përgjegjësi duhet të ketë sa më shpejtë.

Nëse nuk veprohet tani, krijohet mundësi për krijimin e kulturës së mosndëshkimit për vepra penale me të cilat shkatërrohen jetët e mijëra viktimave. Si shoqëri, secili nga ne duhet të shfaqë solidaritet dhe mbështetje për viktimat, të mos lejojmë viktimizim të dyfishtë. Të veprojmë menjëherë!, tha Pendarovski për MIA-n, duke e komentuar rastin me “Dhoma Publike”, përcjell Zhurnal.mk

Rasti përsëri u aktualizua këto ditë pasi ishte zbardhur se në rrjetin social Telegram mbi 5.600 anëtarë të grupit shpërndajnë fotografi, profile nga rrjetet sociale, të dhëna personale, adresa dhe numra të vajzave.

Nga MPB-ja për MIA-n dje konfirmuan se Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë MPB-së ndërmori masa për zbardhjen e rastit.

“Do të vazhdojmë edhe me përpjekjet intensive që të realizohet edhe komunikim direkt me platformën Telegram e cila deri më tani demonstroi mbyllje të tërësishme për bashkëpunim me qeveritë e shteteve nga cilatdo shtete. Kuptohet se i shfrytëzojmë të gjitha aktivitetet tjera të cilat i kemi në dispozicion për zbardhjen e këtij rasti”, theksojnë nga MPB.

Grupi i parë i këtillë në rrjetet sociale ishte zbuluar para një viti, kur ishin zbuluar rreth 7.000 shfrytëzues të cilët shkëmbenin fotografi eksplicite të vajzave, prej të cilave disa edhe minorene. Policia atëherë njoftoi se grupi “Dhoma Publike” pas masave të ndërmarra është shuar. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

17 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

Gërvalla Shvars: Ballkani i hapur nuk është diçka e re, por mund të jetë e rrezikshme

Z H

Shpaloset tabela e rrugës “Jusuf Gërvalla” në Çarshi të Vjetër

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...