Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski flet me pjesëtarët e Armatës në misionet paqeruajtëse në Afganistan, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Afrikë e Liban

Shkup, 30 dhjetor, zhurnal.mk – Presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i Forcave të Armatosura Stevo Pendarovski sot bisedoi përmes video lidhjes me pjesëtaret e Armatës të sistemuar në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare “Mbështetja vendimtare” në Afganistan, KFOR në Kosovë, Altea në Bosnjë e Hercegovinë, EUTM-RCA në Republikën e Afrikës Qendrore dhe UNIFIL në Liban.

Gjatë bisedës, pjesëtarët e misioneve e informuan presidentin Pendarovski për mënyrën e ushtrimit së detyrave të tyre dhe aktivitetet aktuale.

Sipas kabinetit të Pendarovskit, të gjithë individualisht deklaruan se janë me shëndet të mirë, të motivuar dhe të pranuar shumë mirë, si nga komandantët e misioneve ashtu edhe nga kolegët e tyre nga vendet e tjera që marrin pjesë në misione.

Presidenti Pendarovski theksoi se duke kryer në mënyrë profesionale detyrat e tyre, paqeruajtësit tanë japin kontribut të rëndësishëm në sistemin e sigurisë kolektiv.

Duke i uruar shëndet të mirë në vitin 2021, presidenti Pendarovski u uroi pjesëtarëve të Armatës të sistemuar në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare ushtrim të suksesshëm të detyrave dhe kthim të sigurt në shtëpi.

Postime të ngjashme

Ish-shefit të spiunazhit maqedonas mund t’i ulet dënimi nga 12 në 9 vjet burg

R Zh

VMRO-DPMNE: Të gatshëm për Qeveri ekspertësh

R Zh

Në repartet infektive në vend mjekohen 492 pacientë me Kovid-19

R Zh

Zaev opozitës, ejani në Qeveri / Ahmeti, opozita ka vendin e vet

R Zh

ASH-AAA: Qeveria e paaftë për të siguruar vaksina kundër Covid-19

R Zh

Xhambaski: Beogradi punon kundër kohezionit midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...