Pendarovski flet për sondazhet dhe tregon se kush do ti fitoj zgjedhjet

nga Xh M

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski në tubimin e mbrëmshëm me qytetarët në Shkup, ka folur për sondazhet dhe në përgjithësi hulumtimet e opinionit publik.

“I di të gjitha sondazhet. Dhe unë e di se cilat janë rreme, janë kryesisht ato të prodhuara nga partia më e madhe opozitare dhe i di ato që janë të vërteta. Dhe më realisht ju them se ne jemi fitues me 8 maj”, theksoi Pendarovski.

Kandidati për president shtoi se ishte i pari që ofroi debat me të shtatë pjesëmarrësit, por sa i përket debatit në televizionin publik, Pendarovski shprehu rezerva për shkak të aferës së fundit me anketat e opinionit publik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More