Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski-Hoti: Pandemia nuk guxon të jetë pengesë për bashkëpunim midis dy shteteve

Shkup, 23 tetor – Pandemia globale nuk guxon të jetë pengesë për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe për intensifikim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mbështetjes në planin e eurointegrimeve dhe zbatimin e proceseve reformuese, ka porositur presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me kryeministrin kosovar Avdullah Hoti, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Në takim, siç informon Kabineti i presidentit, janë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale në të dy vendet, për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për masat e tërësishme që ndërmerren në ballafaqimin me krizën e Kovid-19.

Pendarovski ka shprehur bindje se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe do të konfirmohen me nisma konkrete, të cilat do të kontribuojnë për rajon stabil dhe prosperitar dhe bashkëpunim të përshpejtuar rajonal.

Në atë drejtim, bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe rreth mundësive për thellim të bashkëpunimit ekonomik bilateral dhe rajonal, si dhe për komunikim më intensiv midis sektoreve të biznesit të të dy vendeve.

Pendarovski e ka përshëndetur edhe Marrëveshjen për normalizim ekonomik të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington, si një hap në gjetjen e kompromisit përfundimtar, duke potencuar se ajo do të kontribuojë për stabilitet të tërësishëm të rajonit.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...