Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Zvicrës, Veronik Halman Marti

Shkup, 8 tetor – Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Veronik Halman Marti, ambasadore e sapoemëruar e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftoi Kabineti i presidentit, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Pendarovski theksoi se të dyja vendet i lidh miqësia e sinqertë dhe tradicionale e bazuar në bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë. Në Konfederatën Zvicerane, siç potencoi presidenti Pendarovski, Maqedonia e Veriut sheh një aleate të madhe dhe të sinqertë në procesin e realizimit të prioriteteve të jashtme politike të vendit.

“Do të doja në periudhën e ardhshme t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike, duke e pasur parasysh potencialin e të dyja shteteve”, shtoi presidenti Pendarovski.

Njëkohësisht, presidenti Pendarovski nënvizoi se një nga segmentet më të rëndësishme të marrëdhënieve bilaterale janë mërgimtarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Pendarovski ka theksuar edhe se për vendin tonë është me rëndësi që Konfederata Zvicerane demonstron gatishmëri të qartë për mbështetje të zhvillimit demokratik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Programi Zhvillimor Zviceran i toçitur në Strategjinë e re për Maqedoninë e Veriut për periudhën 2021 – 2024 me të cilin do të alokohen 65 milionë frank zvicerane në rajonet e menaxhimit demokratik, punësim  dhe zhvillim ekonomik, infrastrukturë dhe mjedis jetësor”, përfaqësojnë kontribut të rëndësishëm dhe nxitje për zhvillim të komunave dhe institucioneve në shtet”, përfundoi Pendarovski.

Duke theksuar se marrëdhëniet e të dyja vendeve janë të shkëlqyera, ambasadorja Halman Marti theksoi se ato intensifikohen nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1994 dhe hapjen e Ambasadës Zvicerane në vitin 2000. Ambasadorja Halman Marti theksoi se element kyç në marrëdhëniet bilaterale është programi zviceran për bashkëpunim bilateral, theksohet në kumtesën e Kabinetit të presidentit.

“Programi i ri për bashkëpunim ishte miratuar në fillim të këtij viti. I njëjti përqendrohet në sundimin demokratik gjithëpërfshirës, punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, si dhe të mjedisit jetësor dhe ndërmarrje të qëndrueshme publike”, shtoi ambasadorja Halman Marti. 

Related posts

Regjistrimi i popullsisë nis të dielën

D V

Ministria e Financave nesër dhe pasnesër do të jetë nikoqir i konferencës “Rimëkëmbje dhe rritja ekonomike pas KOVID-it”

D V

Nikollovski dhe Acevski: Bashkëpunimi me ESHR-në është I rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More