Maqedoni TOP LAJM

Pendarovski i’u lajmërua homologut të tij austriak dhe dënoi sulmin terrorist në Vjenë

Zhurnal Ads

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot në një bisedë telefonike me homologun e tij austriak Aleksander Van der Belen, ashpër e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në qendër të Vjenës dhe shprehu keqardhje për jetët e humbura në këtë akt të dhunshëm, informojnë nga Kabineti i shefit të shtetit, transmeton Zhurnal.

Pendarovski dërgoi ngushëllime të thella deri te qytetarët e Austrisë, si dhe te familjet e viktimave dhe të lënduarve.

Presidenti i shtetit shprehu edhe gatishmëri për bashkëpunim gjithpërfshirës në drejtim të prevenimit të radikalizmit dhe terorizmit, të motivuar nga fundamentalizmi fetarë.

“Dy presidentët vlersuan se akti i mbrëmshëm terrorist në Vjenë është sulm ndaj vlerave të përbashkëta në të cilën besojmë dhe ndaj mënyrës tonë të jetës”, informuan nga Kabineti i Pendarovskit.

Postime të ngjashme

Kuvendi votoi ligjin për fundjavë pa TVSH, ASH-Alternativa dhe Levica të përmbajtur

Z H

Protestë e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit

admin

Seancat e Kuvendit “online”, VMRO-ja nuk ndryshon qëndrim

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...