Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski: Jam paraqitur për vaksinë, po pres kur të vijë radha

Shkup, 5 prill – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot ka konfirmuar se para disa ditësh është paraqitur në ueb faqen për vaksinim duke shtuar se do të vaksinohet konform planit shtetëror të publikuar nga MSH-ja.

“Kuptohet se do të vaksinohem me vaksinën që do të jetë e kapshme në atë moment. Këtë e them pasi ekzistojnë kontroverse për lloje të ndryshme të vaksinave dhe mund t’ju siguroj se gjithçka që është miratuar në vendin tonë nga autoriteti dhe pushteti kompetent është e verifikuar. Të gjitha vaksinat që janë importuar dhe aplikohen për qytetarët tanë janë 100 për qind të kontrolluara si të vaksinoheni në cilindo shtet evropian”, ka deklaruar Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në promovimin e sotëm të pullës postare me rastin e 100 vjetorit nga lindja e Bllazhe Koneskit.

Ai ka shtuar se nuk ka nevojë për dyshime pasi dikush vaksinohet me vaksinë të caktuar, sepse pretendohet se ka qenë më e sigurt nga tjerat.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...