Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski – Kodheli: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë negociatat me BE-në

Shkup, 23 qershor – Presidenti Stevo Pendarovski sot priti delegacionin nga Parlamenti I Shqipërisë., I kryesuar nga Mimi Kodheli, deputete dhe kryetare e Komisionit për politikë të jashtme. Pendarovski dhe Kodheli u dakorduan se dy shtetet meritojnë të fillojnë negociata me BE-në, që do të reflektohet pozitivisht edhe në rajon.

“Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se shteti ynë ka përcaktim të qartë për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë me Shqipërinë përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv politik, si mënyrë më e pranueshme e mundur për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të ardhme prosperuese. Në atë kontekst, e ceki rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dinamik mes parlamenteve të të dy vendeve”, informojnë nga Kabineti I Pendarovskit.

Krahas kësaj, u këmbyen mendime dhe informata për integrimet evropiane, si dhe për zhvillimin e fundit të ngjarjeve pas mbajtjes së takimit të Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian.

“Bashkëbiseduesit u dakorduan se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria meritojnë në mënyrë të pashtyshme t’I fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian, me ç’rast vlerësuan se kjo do të reflektohet pozitivisht ndaj tërë rajonit dhe është investim gjeostrategjik në një Union stabil dhe prosperues”, kumtojnë nga Kabineti I Pendarovskit.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...