Pendarovski- Kofod: Maqedonia e Veriut vazhdon të punojë në agjendën reformuese

Shkup, 1 shtator – Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të punojë në agjendën reformuese me fokus në sundimin e së drejtës, forcimin e efikasitetit të paanshmërisë së gjyqësisë dhe luftën kundër korrupsionit, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë daneze, Jepe Kofod.

 

Pendarovski ka shprehur falënderim për mbështetjen parimore të Danimarkës për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Në takim, siç ka njoftuar Kabineti i shefit të shtetit është konstatuar se dy vendet në vazhdimësi ndërtojnë marrëdhënie miqësore dhe partneritet. Në atë drejtim, Pendarovski ka shprehur interesim për intensifikimin e dialogut politik në nivel të lartë, ndërsa bashkë me ministrin Kofod e kanë theksuar edhe nevojën e përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar.

Bashkëbiseduesit kanë folur edhe për gjendjen e sigurisë në Afganistan si dhe vendimin e Maqedonisë së Veriut të pranojë civilë afganë.

Në takim presidenti Pendarovski me tjerash ka falënderuar ministrin për vaksinat e dhuruara për mbrojtje nga Kovid-19.

Related posts

Beni Shaqiri kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, Nikolla Panovski në listën e këshilltarëve nga koalicioni “”Të vendosur për ndryshime”

Redaksia

Shoqëritë e sigurimeve paguan 1.9 milionë euro dëme nga breshëri dhe ngrica

D V

Gjermania e klasifikon Maqedoninë si zonë me rrezik të lartë, të pavaksinuarit do të shkojnë në karantinë 10-ditore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More