Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski – Korçok: Maqedonia dhe Sllovakia janë partnerë në NATO, do të jenë edhe në BE

Shkup, 8 shkurt – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski dhe ministri sllovak për punë të jashtme Ivan Korçok, në takimin e sotëm në Shkup kanë konfirmuar marrdhëniet miqësore mes Sllovakisë dhe RMV-së, duke theksuar se edhe në të ardhmen duhet të intensifikohet dialogu politik dhe shkëmbimi i vizitave në nivel të lartë mes dy vendeve, sapo situata me pandeminë të qetësohet, informon Zhurnal.

Presidenti Pendarovski siç njoftuan nga kabineti i tij, e ka faleminderuar ministrin për mbështetjen e fuqishme për eurointegrimet e vendit tonë.

“Jashtëzakonisht e mbështesim mbështetjen e fuqishme, të vazhdueshme dhe të padyshimtë nga Sllovakia e cila është partner i jonë i rëndësishëm dhe mbështetës i eurointegrimeve, partner i fuqishëm në NATO, dhe shpresoj se partneriteti do të vazhdojë edhe në korniza të BE-së”, tha Pendarovski.

Presidenti ka shprehur interes për thellim të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë e cila nuk ka arritur potencialin e saj real, edhe pse shkëmbimi bilateral tregtar në 5-6 vitet e fundit ka patur rritje konstante.

Në këtë drejtim presidenti Pendarovski ka shprehur pritshmëri se do të rriten investimet të kompanive sllovake në shtetin tonë, veçanërisht pas anëtarësimit tonë në NATO dhe avansimit të bërë drejt BE-së.

Në takim, siç është thënë në kumtesë, është biseduar edhe për gjendjet në dy shtetet lidhur me pandeminë. Pendarovski e ka faleminderuar për mbështetjen sllovake dhe donacionet në fushën e mjekësisë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...