Agjencia Zhurnal.mk

Pendarovski: Krahas aleancës së madhe ushtarake, jemi dhe pjesë e sistemit për këmbim të informatave

Beograd, 27 mars – Përderisa bota po lufton me pandeminë e koronavirusit, Maqedonia e Veriut po bëhet anëtare e NATO-s dhe i hapë negociatat për anëtarësim në BE, informoi sot BBC në gjuhën serbe, duke e publikuar intervistën me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski.

Në intervistën e bërë përmes Skajpit, Pendarovski tha se “nuk mundet as t’i gëzohet këtyre dy gjërave të rëndësishme, sepse situata me virusin po e preokupon në tërësi”.

“Të gjitha resurset e shtetit, jo vetëm tonat, janë rioerientuar në luftën kundër kësaj të keqe të madhe”, tha Pendarovski.

Ai si njeri i cili gjatë kohë është marrë me çështje të sigurisë, vlerësoi se NATO-ja është më e rëndësishme për perceptimin e Maqedonisë së Veriut si vend i cili ka tël ardhme për të cilën nuk duhet të brengoset.

“BE-ja është pjesë e kompletuar nga ajo agjendë e dyfishtë, por NATO, pa dyshim është puna më e rëndësishme për momentin”, vlerësoi Pendarovski, duke cekur se NATO-ja tashmë ka luajtur rol të madh në Maqedoninë  Veriut, posaçërisht në vitin 2001.

Megjithatë, ai është i vetëdijshëm se dita pas anëtarësimit, për qytetarët nuk do të ndryshojë shumë.

“Këto janë zgjidhje të çështjeve të mëdha, strategjike dhe këtu ndryshime nuk ndodhin brenda natës”, vlerësoi ai.

“Po bëhemi pjesë jo vetëm e aleancës së madhe ushtarake, por edhe e sistemit për këmbim të informatave – do t’i marrim të njejtat informata si edhe 29 anëtaret e tjera të NATO-s”, theksoi presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Thotë, marrëdhëniet me Serbinë nuk do të ndryshojnë sepse, siç tha, “absolutisht e respektojmë vendimin e Serbisë për të qenë ushtarakisht neutrale”, tha Pendarovski.

Lidhur me BE-në dhe atmosferën me pandeminë e koronavirusit, vendimi i Parisit  përundimisht ishte pozitiv, por presidenti RMV-së konsideron se kriza e tanishme nuk ka kontribuuar për atë”, shkruan BBC në gjuhën serbe.

Pendarovski tha se edhe përkundër rrezikimit të madh të Italisë dhe Spanjës, BE-ja së pari i ka siguruar Maqedonisë së Veriut ndihmë urgjente prej 7,5 milionë eurove, përderisa përmes formave të ndryshme të mbështetjes për buxhetin ishin ndarë edhe 60 deri 70 milionë euro.

Pas takimit me liderët partiakë, Pendarovski solli vendim të shpallë  gjendje të jashtëzakonshme, me çka qeveria teknike mori autorizime më të mëdha, duke e quajtur si “qeveri të shpëtimit nacional”, kumtoi BBC.

“Kur është situata e këtillë, e cila është sfidë edhe për vendet e fuqishme ekonomike, është me rëndësi t’i keni të gjithë faktorët politikë në qeveri, e jo jashtë saj – ky ishte propozimi im në takimin me të gjithë liderët”, porositi presidenti Pendarovski.

“Ndarjet politike në vendin tonë janë shumë të thella – dhe kjo është situata këtu, por edhe çdokund në rajon”, tha Pendarovski.

Shtoi se ekziston nivel i kënaqshëm i sinkronizimit në qeveri, por niveli i diksutimit në konferencat ditore për shtyp të të dy partive mund të ulet.

Pendarovski është i kënaqur nga masat që i ndërmori vendi në tentim për t’u përballur me pandeminë.

Pendarovski vlerësoi se sistemi i tnaishëm ekonomik nuk do të mund gjatë t’i qëndrojë stagnimit të tanishëm.

“Shpresoj se do të zgjasë shkurtë, por edhe nëse zgjatë, madje edhe psikiatrët më të mirë nuk kanë këshillë të mirë – nëse rrini në shtëpi dy-tre muaj dhe nuk punoni, kjo është vrastare, si për individë, ashtu edhe për secilin shtet”, konkludoi Stevo Pendarovski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...