Pendarovski-Lauder: Holokausti nuk guxon të harrohet dhe të injorohet

Shkup, 13 tetor – Presidenti Stevo Pendarovski, i cili është për një vizitë pune në Suedi dhe merr pjesë në Forumin ndërkombëtar për kujtimin e Holokaustit dhe luftën kundër Antisemitizmit „Remember – React” (Mos harroni – Reagoni), u takua sot në Malmo me Ronald Lauder, kryetar i Kongresit botëror hebraik.

Pendarovski, siç u njoftua nga Zyra e presidentit, theksoi se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar për të ruajtur kujtesën e Holokaustit dhe për të siguruar përgjegjësinë historike për të cilën mori masa dhe aktivitete konkrete që u njohën dhe vlerësuan gjerësisht.

Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski veçoi hapjen e Qendrës memoriale të Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë në Shkup, përkufizimet e punës të miratuar nga Aleanca ndërkombëtare për kujtimin e Holokaustit – antisemitizmi dhe për mohimin e Holokaustit, Deklaratën e miraruar me rastin të 75 vjetorit të hebrenjve maqedonas, si dhe një numër të konsiderueshëm seminarësh vendor dhe ndërkombëtarë përedukimin dhe trajnimin dhe ngjarjet përkujtimore në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Pendarovski theksoi në takim se Holokausti nuk duhet të harrohet dhe se është e nevojshme të edukohen brezat e rinj për Holokaustin dhe mohimin e tij. Në këtë drejtim, siç theksoi presidenti Pendarovski, Maqedonia e Veriut paraqiti një kërkesë për anëtarësim të plotë në Aleancën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, IHRA.

Related posts

Ende s’dihet kush i preu gypat e oksigjenit në Spitalin e Tetovës

R Zh

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Redaksia

Taravari: BDI, BESA e PDSH janë shkrirë në LSDM, Zaevi i konsideron si të vetat

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More