Pendarovski-Lofven: Mbështetje nga Suedia për fillimin negociatave me BE-në

Shkup, 14 tetor – Konteksti aktual në lidhje me fillimin e pritur të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ishte tema kryesore e bisedës  në takimin e sotëm në Malme ndërmjet presidentit Stevo Pendarovski dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Stefan Lofven, nikoqir i Forumit ndërkombëtar “REMEMBER – REACT”. (“Mbaj mend – Reago!”)

Duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe konzistente nga Suedia për integrimin tonë evropian, presidenti Pendarovski e theksoi përkushtimin e shtetit ndaj procesit reformues, veçanërisht në fushën e qeverisjes të së drejtës dhe e përsëriti qëndrimin se anulimi i mëtutjeshëm i procesit  të zgjerimit  do të ketë pasoja negative afatgjate për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit. Në atë drejtim, informojnë nga kabineti i Pendarovskit, presidenti shfaqi pritje për vazhdim të mbështetjes suedeze në rrugën tonë eurointegruese.

Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut lartë e vlerëson  mbështetjen  e vazhdueshme nga Suedia për përforcim të kapaciteteve të institucioneve maqedonase, veçanërisht në fushën e demokracisë, qeverisjes të së drejtës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Njëkohësisht, shprehu falënderim për mbështetjen që shteti ynë e merr përmes programeve të Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim (SIDA) në shumë fusha.

Në takimin, që u mbajt në suaza të vizitës së punës në Mbretërinë e Bashkuar, presidenti Pendarovski dhe kryeministri Lofven diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet  të dy shteteve me ç’rast vlerësuan se janë përkushtuar në dinamizimin e dialogut politik.

Related posts

Kumanovë: Regjistrues maqedonas në familjet shqiptare, ankohen kumanovarët

D V

OBRM-PDUKM do të dorëzojë rezolutë për negociatat me Bullgarinë

D V

Edhe pse ka harmoni mes dy shteteve, Marrëveshja e Prespës ende larg zbatimit të plotë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More