Agjencia Zhurnal.mk

Pendarovski – Matarella: Nevojitet një përgjigje gjithëpërfshirëse europiane për pasojat nga pandemia

Shkup, 23 prill – Zhurnal.mk – Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij italian, Serxhio Matarella, me të cilin kanë biseduar për gjendjen aktuale me korona virusin, informon Zhurnal.

Siç bëjnë të ditur nga kabineti i presidentit, ai së pari ka dërguar ngushëllime deri tek presidenti Matarella dhe qytetarët e Italisë për numrin e madh të të vdekurve në këtë shtet, shtet ky i cili është ndër më të goditurit nga pandemia Covid 19.

Të dy presidentët kanë shkëmbyer informata për gjendjet aktuale në dy shtetet, në kontekst të menaxhimit me pasojat e pandemisë. Presidenti Pendarovski e ka njoftuar homologun Matarella me maasat dhe aktivitetet që vendi ynë i ka marë për menaxhim me situatën.

“Në bisedën telefonike presidenti Pendarovski ka folur për domosdoshmërinë e një përgjigjeje gjithëpërfshirëse europiane për menaxhim me pasojat nga kriza, i cili edhe përskaj parandalimit të përhapjes së virusit dhe sigurimit të pajisjeve medicinale dhe mbrojtëse, duhet të orientohet edhe drejt mbështetjes së ekonomisë, biznesi dhe përballja e vendeve të punës të qytetarëve. Presidenti Pendarovski shprehu besim se përmes solidaritetit të ndërsjellë dhe bahskëpunimit, shtetet europiane do të arrijnë të tejkalojnë pasojat e shkaktuara nga përhapja e Covid 19”, thuhet në kumtesën e presidentit.

Presidenti Matarella ka dërguar urata lidhur me anëtarësimin e vendit në NATO Aleancën, dhe vendimin për nisjen e negociatave me Unionin Europian. Presidenti Pendarovski në bisedë telefonike ka faleminderuar Italinë për mbështetjen konsistente për aspiratat europiane dhe euroatlantike për Maqedoninë e Veriut.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...