Shkup, 8 mars – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti në takim zv.kryeministrin e Qeverisë i angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski, i cili e informoi presidentin për masat nga plani i miratuar për luftën kundër korrupsionit, informon Zhurnal.
Siç bëjnë të ditur nga kabineti i presidentit, Pendarovski ka përshëndetur sistemin e masave dhe pret që ato të mundësojnë prevencë efikase dhe luftë kundër korrupsionit.
“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është me rëndësi të veçantë në procesin e eurointegrimeve, në ndërtimin e një shteti të drejtë dhe fitimin e besimit të qytetarëve në institucione. Që të arrijmë rezultate në këtë proces, nevojitet transparencë e tërësishme, zgjidhje të nevojshme ligjore dhe sanksione, dhe kontribut nga të gjitha institucionet”, theksoi presidenti Pendarovski.
Në këtë drejtim, siç thuhet, presidenti Pendarovski, ka potencuar se është i gatshëm të mbështesë masat nga plani i ri për luftë kundër korrupsionit.
Në mënyrë paralele me ndryshimet në themel të institucioneve, sipas presidentit Pendarovski, segment i rëndësishëm në luftën me korrupsionit është ngritja e vetëdijes publike dhe frymëzimi i qytetarëve të paraqesin raste të korrupsionit, thuhet në kumtesë.//Zhurnal.mk