Maqedoni TOP LAJM

Pendarovski mbledhë Këshillin e Sigurisë, në fokus gjendja politike dhe e sigurisë

Zhurnal Ads

Shkup, 23 shtator – Zhurnal.mk – Situata politike dhe e sigurisë në vend pas anëtarësimit në NATO do të jetë tema e diskutimit në seancën e sotme të tetë të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të mbahet në Vilën Vodno, duke filluar nga ora 12:00.

Në seancë, përveç anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski do të jenë të pranishëm edhe drejtorët e Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, Agjencisë operativo-teknike AOT, Zoran Angellovski, si dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral koloneli Vasko Gjurqinovski.

Siç komunikuan nga Kabineti i presidentit, pas përfundimit të seancës, presidenti Stevo Pendarovski do të japë deklaratë për opinionin./Mia

Postime të ngjashme

Riorganizim për më shumë shtretër spitalorë, aktive 19.035 raste me kovid

XH,I

Gir: Qeverisja e së drejtës pikënisje por edhe hapi i fundit i negociatave për anëtarësim

Z H

Ulje për 50% e çmimeve për testim për Covid-19 në institucionet publike të shëndetësisë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...