Maqedoni

Pendarovski mer pjesë në sesionin e 75të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Zhurnal Ads

Shkup, 15 shtator – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në sesionin e 75-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që fillon sot, ndërsa për shkak të pandemisë së KOVID-19 këtë vit sesioni zhvillohet virtualisht, pa prani fizike të liderëve botëror në selinë e Organizatës botërore në Nju Jork.

Pendarovski të premten përmes video -mesazhit do të ketë paraqitje në takimin në nivel të lartë “SDG Moment 2020” ku është paraparë të shqyrtohet progresi i realizimit të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në nivel global dhe rajonal në kontekst të pandemisë së KOVID-19.

Është paraparë që në takim të përfshihen 20 shefa të shteteve dhe qeverive. Pendarovski bashkë me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor është një nga dy shefat e shteteve dhe përfaqësues zyrtar i Grupit të Evropës Lindore i cili do të merr pjesë në këtë takim.

Të hënën, më 21 shtator shefi i shtetit do të ketë fjalim në ngjarjen e veçantë në nivel të lartë, me rastin e 75 vjetorit të formimit të Kombeve të Bashkuara në organizim të KB-së e cila do të mbahet në temë “Të ardhmen që e duam”, Kombet e Bashkuara që na duhen: Konfirmim i përkushtimit tonë kolektiv të multilateralizmit”.

Pendarovski të mërkurën më 23 shtator, përmes video- mesazhit do të ketë paraqitje në Debatin e përgjithshëm në kuadër të Asamblesë së përgjithshme të 75-të të KB-së. Video- mesazhi do të emitohet në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së ku do të ketë të pranishëm përfaqësues të secilit nga vendet anëtare. Tema e sesionit të 75-të të Asamblesë së KB-së është: “E ardhmja që e duam”, Kombet e Bashkuara që na duhen: Konfirmim i përkushtimit tonë kolektiv të multilateralizmit- përballje me KOVID-19 përmes aksionit efektiv multilateral”.

Dita që pason, më 1 tetor, Pendarovski do të ketë paraqitje në takimin në nivel të lartë me rastin e 25 vjetorit të Konferencës së katërt të grave që do të mbahet në temë “Përshpejtim i realizimit të barazisë gjinore dhe emancipimit të të gjitha grave dhe femrave”.

Postime të ngjashme

“Memorandumi bullgar”, a është sinjal për një skenar “Greqia2” drejt rrugës europiane të vendit?

XH,I

Osmani – Zhbogar: Periudhë historike për integrimet evropiane

Z H

852 gjoba për mosmbajtjen e maskës

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...