Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski mesazh të rinjve: Duhet të jeni më të zëshëm ndaj politikanëve

Shkup, 15 shtator – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 15 Shtatorit – Ditës ndërkombëtare të demokracisë, dërgoi mesazh duke inkurajuar qytetarët, veçanërisht të rinjtë, të jenë aktivë dhe të zëshëm midis zgjedhjeve dhe vazhdimisht t’i përkujtojnë politikanët për rolin e tyre të përkohshëm si funksionarë dhe në atë që vendosin në emrin e qytetarëve.

Mesazhi u publikua si pjesë e iniciativës Res Publica.

“Ne kemi hyrë në një demokraci formale në vitin 1991 ndërsa bota, veçanërisht ajo perëndimore, është atje për shekuj me radhë. Unë besoj se shumica dërrmuese e qytetarëve do të bien dakord që rezultatet e tranzicionit tonë demokratik janë të pakënaqshme, procesi është i gjatë dhe i vështirë, shpesh kthehemi prapa.

Çështja kryesore është si ta shkurtojmë dhe ta bëjmë më të lehtë për njerëzit tanë, duke ditur që kemi vetëm një jetë në dispozicionin tonë. Propozoj, së pari, përmes disa shembujve të përgjithshëm të shohim çka është, e çka nuk është demokraci për të përkufizuar më lehtë kauzën tonë të përbashkët”, thotë Pendarovski.

Sipas tij, nuk është demokraci nëse një person apo grup vendos pa legjitimitet elektoral, në emër të të gjithë të tjerëve. Specifika e parë e demokracisë reale, thekson kreu i shtetit, është pluraliteti.

Problem i madh në zhvillimin e demokracisë, i cili është i dukshëm si në botë ashtu edhe në vendin tonë, thekson presidenti, është pjesëmarrja gjithnjë e më e vogël e qytetarëve në aktin fillestar të procesit politik – në zgjedhje, por edhe mungesa e interesit të tyre për rezistencë të organizuar kundër sundimit jodemokratik që mund të ndodhi pasi ne zgjodhëm përfaqësuesit tanë në mënyrë demokratike.

Postime të ngjashme

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

KE: Mosplotësimi i kritereve mund të çojë në heqjen e regjimit pa viza

R Zh

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 193 raste me Kovid-19, 1014 të shëruar dhe 34 persona të vdekur

R Zh

Qeveria e publikoi listën e personave të cilët janë angazhuar për mes marrëveshjeve autoriale

R Zh

Një autobus doli nga rruga në Demir Hisar – nuk ka udhëtarë të lënduar

R Zh

EBA – Abu Dabi ndihmon RMV-të me 2000 vaksina AntiCovid19

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...