Pendarovski në Mallmo u drejtua në Forumin ndërkombëtar për kujtimin e Holokaustit

Shkup, 13 tetor  – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot në Malmo, Mbretëria e Suedisë, u drejtua në Forumin ndërkombëtar për përkujtimin e Holokaustit dhe Luftën kundër Antisemitizmit “REMEMBER – REACT” (Mos harro – Reago), në sesionin “Ruajtja e dëshmive dhe zhvillimi i arsimit për të ardhmen”.

Në fjalimin e tij, presidenti Pendarovski kujtoi fatin tragjik të hebrenjve maqedonas dhe, siç tha ai, mizoritë që ndodhën në territorin e Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut në Luftën e Dytë Botërore, për të cilat bota duhet të dijë më shumë.

“7,144 hebrenj janë dërguar nga territori i Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut në Treblinka. Të gjithë u vranë atje. Kjo është 98 për qind e të gjithë popullsisë hebraike që jeton në atë rajon, në atë pjesë të Ballkanit në atë kohë. Po flas për vitin 1943, kur të gjithë këta njerëz u morën nga shtëpitë e tyre. Sipas disa burimeve historike përkatëse, kjo është, për fat të keq, përqindja më e lartë në Evropë e popullsisë hebraike që u mor dhe u vra në kampet e përqendrimit”, ka thënë presidenti Pendarovski”, njoftoi sot Kabineti i tij.

Kreu i shtetit kujtoi se në kujtim të të gjithë atyre njerëzve, në vitin 2011 u ndërtua në Shkup Qendra Memoriale e Holokaustit  dhe theksoi se mijëra njerëz kanë vizituar dhe mësuar për krimet e kryera nga Gjermania naziste dhe aleatët e tyre të atëhershëm.

Presidenti Pendarovski njoftoi në forum se vendi ynë ka vendosur të marrë disa angazhime të tjera në të ardhmen e afërt.

“Do ta rrisim vëllimin e orëve për Holokaustin dhe antisemitizmin në klasat përfundimtare të arsimit fillor dhe do t’i bëjmë ato të detyrueshme, së dyti – do të bëjmë vizita të detyrueshme në Qendrën Memoriale të Holokaustit në Shkup nga të gjithë fëmijët, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe “Angazhimi i tretë është se Qeveria jonë tashmë ka miratuar përkufizimin e punës për anticiganizmin dhe diskriminimin ndaj romëve”, potencoi presidenti Pendarovski në fjalimin e tij në forum.

Related posts

Osmani në takim me Vendi Shermanin dhe vendet aleate për situatën në Afganistan

D V

Analizë: Qeveria ka rritur pagën mesatare por ende e pamjaftueshme për koston e jetesës

Z H

Identifikohen 13 viktima të tragjedisë në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More