Pendarovski në Malme në takim me kryeministrin suedez Lofven

Shkup, 14 tetor – Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë, sot në Malme, do të realizojë takim me kryeministrin suedeze Stefan Lofven, ndërsa në Geteburg do të takohet me përfaqësues të Aleancës maqedonase në Suedi.

Siç është paralajmëruar, nesër në në Stokholm, presidenti Pendarovski do të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit të Suedisë (Riksdag), Andreas Norlen, me një pjesë të anëtarëve të komisionit të Punëve të Jashtme, të komisionit për Çështje Evropiane, me kryetarin e grupit për miqësi të Parlamentit të Suedisë me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin dhe anëtarët e Grupit drejtues për bashkëpunim për zhvillim demokratik me Maqedoninë e Veriut.

Është paraparë presidenti Pendarovski të realizojë takim me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, An Linde dhe me përfaqësues të Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim (SIDA).

Gjatë vizitës së punës, në Stokholm presidenti Pendarovski do ta vizitojë Fondacionin e Nobelit dhe do të realizojë takim me përfaqësues të fondacioneve dhe institucioneve politike.

Është paraparë presidenti Pendarovski të realizojë takim edhe me diplomatin suedez Karl Bild.

Related posts

Osmani dhe Gërvalla nënshkruan Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e Diasporës

D V

Ahmeti – Rama: Politikanët modern ndërtojnë ura lidhëse për paqe dhe stabilitet

Z H

Osmani: Maqedonia e Veriut prej sot në Dubai EKSPO

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More