Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pendarovski: Në marrëveshje askund nuk thuhet se duhet të debatojmë për prejardhjen etnike dhe gjuhën

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se kërkesat bullgare janë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe se nuk janë pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, të nënshkruar në vitin 2017.

Në një intervistëpër televizionin austriak ORF, Pendarovski thotë strukturat e njëjta politike që ka nënshkruar këtë Marrëveshje në Sofje, tani po dalin jashtë parametrave të Marrëveshjes.

“Askund në Marrëveshjen e vitit 2017 nuk ka asnjë shkronjë të vetme, jo më ndonjë aline, paragraf ose preambulë, ndonjë pjesë që thotë se ne në bisedimet bilaterale duhet të debatojmë për origjinën tonë etnike, për prejardhjen e Maqedonasve. Nuk ka asnjë shkronjë të vetme, pjesë, aline, që dikush të thotë se duhet të negociojmë me palën Bullgare, për atë nëse gjuha që flas unë tani është maqedonase apo jo”, deklaroi Pendarovski.

Sipas tij, nuk mundet që një shtet që është pjesë e Bashkimit Evropian të vendosë kushte dhe të tregojë se si duhet të lexojmë historinë dhe të përmbushim diçka që nuk është aspak pjesë e Marrëveshjes.

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...