Pendarovski në Samitin global virtual për luftë kundër Kovid-19: Fundi i pandemisë dhe rimëkëmbja

Shkup, 22 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot do të mbajë fjalim në Samitin global virtual për luftë kundër Kovid-19: Fundi i pandemisë dhe rimëkëmbja, organizuar nga presidenti amerikan Xhon Bajden.

 

Samiti mbahet në margjinat e Asamblesë së 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që po mbahet në Nju-Jork.

Pendarovski mbrëmë në Nju-Jork u takua me ish-ambasadorin e SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli.

Shefi i shtetit, i cili në Nju-Jork qëndron në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, publikoi në Fejsbuk se e ka falënderuar Bejlin për mbështetjen e përhershme që vendi e merr nga SHBA-ja.

“Në Nju-Jork u takova me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë, Xhes Bejli. Biseduam për gjendjen aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe për ngjarjet në rajonin më të gjerë. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë, të cilën SHBA-ja ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson Pendarovski në publikimin në FB. 

Related posts

Lëvizja Besa dhe BDI / Deklarata e Zaevit për komunën e Tetovës, frikë ose tentim për rritje të pazarit parazgjedhor

R Zh

Mariçiq: Së shpejti fillon digjitalizimi i gjyqësorit

Z H

Zaev: Falënderim për qytetarët të cilët e njohin rëndësinë nga zbatimi i suksesshëm i regjistrimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More