Agjencia Zhurnal.mk

Pendarovski në Tel-Aviv takon Rivlin: Dy shtetet do vazhdojnë bashkëpunimin në shumë sfera

Tel-Aviv, 22 janar – Presidenti Stevo Pendarovski, do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Jeruzalem në 27 Janar si dhe 75 vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes Aushvic-Birkenau, ndërkohë që sot është takuar dhe me presidentin izraelit, Reuven.

“Presidenti Pendarovski theksoi se të dy vendet ndajnë tragjedinë e Holokaustit që vrau mijëra hebrenj nga vendi ynë, që është një humbje e pariparueshme për ne. Presidenti nënvizoi rolin e komunitetit hebre në Republikën e Maqedonisë Veriore, duke shprehur besim se do të vazhdojë të japë kontributin e saj aktiv në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, si dhe në nxitjen e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve “, theksojnë kështu nga kabineti presidencial.

Ai informoi se që nga dhjetori i vitit 2019 Republika e Maqedonisë Veriore është anëtare e asociuar e Aleancës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit dhe do të zotohet të bëhet anëtare e plotë në 2021. Pendarovski gjithashtu falënderoi Izraelin për mbështetjen që i dha Maqedonisë Veriore në periudhën e fundit që nga pavarësia duke shtuar se ka mundësi për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...