Pendarovski: Normalizim dhe zhvillim të ekonomisë me përpjekje të përbashkëta

Zagreb, 1 korrik – Me përpjekje të përbashkëta të kthehemi në rrugët e vjetra ku kemi qenë dhe të përmirësojmë performancat në bashkëpunimin dypalësh ekonomik, ka porositur presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm të takimit me biznesmenë nga Maqedonia e Veriut dhe Kroacisë që mbahet në Zagreb në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kroaci.

 

Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut janë biznesmenë nga Lidhja e Odave Ekonomike, ndërsa takimi është organizuar bashkë me Odën Tregtare të Kroacisë. Në takimin rishikohen potencialet për vazhdimin e bashkëpunimit prej para pandemisë, me theks në mundësitë për investime të reja.

Presidenti ka thënë se pandemia ka sjell dëme të mëdha në ekonomitë e dy vendeve dhe ka shprehur shpresë se sektorët e goditur siç janë turizmi shumë shpejt do të kthehen në normalitet me hapjen e kufijve. Për këtë, ka theksuar ai, me rëndësi është vaksinimi kundër Kovid-19 dhe mirë është që shënohet përqindje e lartë e të vaksinuarve në dy vendet.

“Pa vaksinim nuk ka zhvillim të sigurt të ekonomisë dhe kthim në atë që ka qenë më parë. Përqindjet e juaja janë diçka më të larta se tonat, nuk mund të them se edhe te në Maqedoninë e Veriut ka fazë më masive të imunizimit dhe pres që brenda një muaj e gjysmë në vazhdim të arrijmë mbi gjysmën e shumicës së të vaksinuarve, ashtuqë hapen dyert për kthimin e rrugëve të vjetra”, ka thënë Pendarovski.

Siç ka theksuar ai, shifrat në bashkëpunimin tregtar në vitin e kaluar janë ulur, por qëllimi i bashkësisë së biznesit nga dy anët në disa sektorë kyç është të jetë mbi nivelin para pandemisë.

“Skenarët optimistë për ekonominë e vendit dhe atë kroate janë se tremujori i katërt sivjet mund të sjellë shkallë më të lartë të rritjes ekonomike dhe praktikisht të jetë lajmëtar i asaj që do të ndodhë vitin e ardhshëm kur mund të presim kthim të plotë te potencialit ekonomik siç ka qenë para vitit 2020”, ka thënë Pendarovski.

Kur flasim për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, por edhe me shtetet tjera të rajonit, ka shtuar Pendarovski, është e qartë se pandemia nuk është arsyeja e vetme pse bashkëpunimi ekonomik nuk është ende në nivel të lartë.

Në atë drejtim, ka shtuar Pendarovski, te ne punohet intensivisht me faktin se jemi në prag të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Pas shumë vitesh mendoj se mund të depërtojmë në atë plan”, ka thënë presidenti duke shtuar se për biznesin është me rëndësi ajo që u bëmë anëtare e NATO-s që mes tjerash është parakusht që shteti të vihet në hartën e vendeve për të ardhme të parashikuar ku mund të investojnë.

Related posts

Joveski, Veli dhe Ruskoska në konferencën ndërkombëtare mbi të drejtat individuale dhe interesin publik

Z H

Mariçiq: Institucionet janë plotësisht të gatshme për regjistrimin

Redaksia

Nga Çairi e deri në Ohër, në zgjedhjet lokale do të kemi shumë kandidatë të pavarur

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com