Agjencia Zhurnal.mk

Pendarovski: Nuk mundet vetëm një njeri të përgjigjet për vjetërsimin e lëndës

Shkup, 21 nëntor, zhurnal.mk – Presidenti, Stevo Pendarovski konsideron se do të ishte naive dhe tejet simplifikuese, që faji për të gjitha defektet në shoqëri të reduktohet në një person. Pendarovski në intervistë për BIRN thekson se vjetërsimi i veprave tregon që në mënyrë sistematike gjërat nuk janë vendosur mirë.

“Të gjithë që kuptohen madje së paku në jurisprudencë, e dinë se siç vjetërsohet lënda, në të cilën janë të involvuar shumë njerëz, avokatë gjykatës, juri, mediume që ndjekin, që të vjetërsohet një lëndë e tillë, nuk duhet të arrish marrëveshje vetëm me një person. Nuk mundet vetëm me një person ta vjetërsosh rastin! Më shumë njerëz dhe institucione janë të involvuara dhe unë nuk do ta apostrofoja vetëm gjykatësin, (nuk i adi as emrin) tek i cili konkretisht është vjetërsuar rasti”, thotë Pendarovski në intervistë.

Ai thekson se ambicia në mandatin e tij është të braktiset praktika që presidenti të përjetohet si promovues dhe ndonjëherë si mbrojtës joparimor i partisë që e ka kandiduar. “Mendoj të jem urë mes pushtetit dhe opozitës dhe të jem pozitë politike e vendosur mbi partitë”, thotë presidenti, i cili në intervistë komenton për gjendjet në jurisprudencë.

Për të ata janë kyç nga aspekti i eurointegrimeve. Ai e përsëriti habinë e tij nga vjetërsimi i rastit për Gruevskin në lëndën “Trajektorja” dhe nga ikja e ish-kryeministrit.

Pendarovski mbetet në qëndrimin se “sistematikisht, gjërat nuk janë vendosur mirë” duke insistuar gjithashtu në pohimin se për ikjen e Gruevskit nuk mund të jetë përgjegjës vetëm një njeri.

“Nuk është vetëm një person ai që nuk ka arritur të vërejë se po organizohet ikja e Gruevskit. Atij, sipas ligjit që ai e solli në kohën e tij, i janë dhënë disa inspektorë që ta ruajnë. Vetëm këtu nuk është një person në ndërrime të ndryshme”, shton Pendarovski.

“Unë pohoj, përsëris, vetëm një person nuk mund ta organizojë ikjen”, thotë ai.

Ai në intervistë e përsëritë qëndrimin se Shengeni i vogël nuk mund të jetë zëvendësim për integrimet evropiane, ndërkaq vlerësimi i keq i asaj se do të marrim datë për fillim të negociatave, ai konsideron se bazohet në atë që Qeveria dhe ai nuk kanë pasur informatë burimore nga Pallati i Eliseut.

“Një ministër nga një vend tjetër anëtar, gjatë një bisede joformale më garantoi se Franca nuk do të na bllokojë. Tha se nuk ka gjasa”, thotë Pendarovski.

Lidhur me non-pejperin francez, Pendarovski theksoi se opinioni i vendit nuk e pa elementin më të rëndësishëm të dokumentit – se Franca propozon metodologjia e re të miratohet në janar, që në mënyrë të implikuar lë hapësirë për optimizëm rreth datës deri në pranverë.

“Makron më tha – ne dëshirojmë në muajt në vijim ta ofrojmë atë, të marrim input nga vendet e tjera anëtare dhe ta miratojmë jo më vonë se në mars”, thotë ai, duke lënë, megjithatë, rezervë rreth vendimeve të vendeve të tjera anëtare rreth propozimit francez.

Paraardhësi Gjorge Ivanov, në trashëgimi i la edhe kabinet të stërmbushur, mes të cilëve ka edhe njerëz të besueshëm të Nikolla Gruevskit, Punësime në kabinetin në Vodno ka pasur edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Pendarovski si bashkëpunëtor i Trajkovskit dhe Cërvenkovskit përkujton se në periudha të ndryshme në kabinetin presidencial ka pasur deri 37 të punësuar. Tani janë 61.

“Shumë është rritur numri i të punësuarve, ndërsa buxheti është i njejtë si para pesë viteve – një milion e 150.000 euro”, shton Pendarovski në intervistën për BIRN.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...