Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski nuk po bën rishikim të vendimit gjyqësor, Mickoski nuk kërkon amnisti por drejtësi

Shkup, 7 maj – Hasëm në mirëkuptim, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit të sotëm me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe potencoi se nuk kërkojnë amnisti ose falje, por drejtësi për të gjykuarit për rastin “27 Prilli”.

Teza e presidentit Pendarovski është se nëse vazhdojmë me retorikë të tillë politike kundërshtuese ne jo vetëm se nuk do të vijmë drejt pajtimit kombëtar ose qytetar, por, siç theksoi, nuk do të mund të vendosim as komunikim bazë politik midis nesh, siç është tani situata.

“Nuk jam duke e bërë rishikimin e aktgjykimit gjyqësor, pasi nuk shoh arsye për një gjë të tillë, kjo është punë e kryer, njerëzit janë duke e vuajtur dënimin në burg, as nuk po them se aktgjykimi është sjellë pa dëshmi. Po flas për tentimet për interpretim politik të aktgjykimeve që nuk kontribuon për vendosjen e debatit politik normal në të cilin nuk do ta shihnim njëri-tjetrin si armiq të përbetuar. Qëndrimi im se nëse ka dëshmi të reja të cilat më parë nuk kanë qenë të njohura mund ta shndërrojë procesin, nuk do të thotë se unë jam duke komplotuar për rihapjen e procesit. Vetëm jam duke e cituar dispozitën e Ligjit dhe mundësinë ligjore sipas së cilës ata njerëz përmes avokatëve të tyre të instrument të jashtëzakonshëm ligjor mund të kërkojnë nga Gjykata Supreme t’i vlerësojnë dëshmitë e reja, nëse ekzistojnë të tilla. Vendimi nëse procesi do të përsëritet, sigurisht nuk do ta sjellë ndonjë faktor politik, por gjykata”, deklaroi presidenti Pendaovski.

Mickoski sqaroi se aktakuza për rrezikimin terrorist të rendit kushtetues për shkak të mosveprimit është drakonike dhe duhet ta marrin aktgjykimin e shkallës së dytë që të kenë të drejtë për instrument të jashtëzakonshëm gjyqësor dhe në bazë të dëshmive të reja që avokatët i posedojnë të kërkojnë drejtësi të shkallës së tretë siç është Gjykata Supreme ose para Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

“Ajo që është realitet, lidhur me këtë rast është se e drejta themelore e njeriut e garantuar me kushtetutë me ankesë dhe vendim gjyqësor të shkallës së dytë për personat të cilët janë të gjykuar për shkak të ngjarjeve të 27 prillit, për momentin ka përfunduar, dhe për fat të keq pjesa më e madhe e tyre akoma nuk e kanë marrë këtë vendim, që të munden më tej ta shfrytëzojnë instrumentin e jashtëzakonshëm juridik, gjegjësisht të mundet më tej në bazë të dëshmive të reja, të cilat sipas informacioneve të mia i kanë ekipet e avokatëve të këtyre personave t’i dorëzojnë në Gjykatën Supreme ose në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski potencoi se pret politikanët t’i mbajnë larg duart nga aktakuzat dhe nga vendimet gjyqësore, të lirohet prokuroria dhe gjyqësia nga çfarëdo presioni politik, ndërsa çdo qytetar të ketë të drejtë për mbrojtje, ankesë, instrument të jashtëzakonshëm juridik në kushte korrekte. Presim këtë ta konfirmojë edhe Pendarovski edhe politikanët e tjerë, para së gjithash kreu i pushtetit.

“Më i lumtur do të isha Zaevi të mos ndikojë në gjyqësi, kjo është lutja ime”, tha midis tjerash Mickoski.
Duke konfirmuar se VMRO – DPMNE është duke i zhbllokuar marrëdhëniet me presidentit Stevo Pendarovski, Mickoski informoi se pas bisedave të sotme edhe për eurointegrimet, për gjendjen politike dhe ekonomike, për gjendjen me krimin dhe korrupsionin, për projektet strategjike, për qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për qendrën klinike, për investimin në centralin e ri me gaz … janë dakorduar edhe më tej të komunikojnë për çështje të mëdha me interes të shtetit dhe qytetarëve.

Postime të ngjashme

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

D V

Ambasadorja amerikane Bërnz e vizitoi Entin hidrobiologjik në Ohër

D V

Harta e zjarreve aktive dhe të lokalizuara në mbarë vendin

D V

Nuk ka rrezik nga lindani, zjarri në “OHIS” është lokalizuar

D V

Lokalizohet zjarri pyjor në Leshan në Komunën e Debërcës

D V

Tetë zjarre të reja në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...