Pendarovski: Opozita nuk ka ofertë për të ardhmen e Maqedonisë

nga Xh M

Në takimin me qytetarët në Kratovë dhe Staro Nagoriçani, kandidati për president Stevo Pendarovski tha se VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe kandidatja e tyre për presidente, Gordana Siljanovka Davkova, nuk kanë ide apo plan se çfarë të bëjnë me procesin e integrimeve evropiane.

“Thonë, më mirë të jesh vetëm sesa të shkosh me marrëveshje të tilla poshtëruese. Le të bëjnë një marrëveshje më të mirë. A dinë ata të bëjnë një marrëveshje më të mirë? Për të bërë një marrëveshje më të mirë ju duhet të keni miq ndërkombëtarë, ata nuk kanë asnjë, dhe këto marrëveshje për të cilat ata flasin janë bërë me ndihmën e miqve ndërkombëtarë. SHBA-të dhe Evropa qëndrojnë prapa marrëveshjeve, VMRO-DPMNE nuk ka shumë miq në Evropë, nuk kanë fare në SHBA dhe prandaj thonë, ne do t’ju themi me 9 maj çfarë do të bëjmë. Të dashur miq, quhet “macja në thes” dmth propagandë politike. Duke qenë se nuk kanë ofertë, fshihen pas faktit se marrëveshjet nuk janë të mira dhe se mbrojnë interesat kombëtare. Kështu i mbrojtën interesat kombëtare maqedonase dhe të drejtat e qytetarëve gjatë qeverisjes së tyre 11-vjeçare. Në atë kohë ishin dy kategori të qytetarëve, anëtarë të VMRO-DPMNE-së dhe të gjithë të tjerët, ku vetëm i pari mund të punësohej, vetëm i pari mund të avancohej, dhe ne të gjithë të tjerët ishim në grupin “të tjerët”, tha Pendarovski. .

Pendarovski theksoi se ndryshe nga koha e regjimit kur qasja në mediat më të mëdha ishte rreptësisht e kufizuar, sot ekziston një mjedis demokratik dhe çdo individ në vend mund ta shohë këtë.

“Dikush do të thotë, duhet të kishim qeverisur ashtu, por unë nuk mund të funksionoj kështu. Unë jam ndryshe nga Gjorge Ivanov, ndryshe nga Gordana Siljanovska Davkova, nuk mund të sundoj në atë mënyrë, duke ndjekur një diktat dhe duke i thënë vetëm popullit tim dhe vetëm familjes sime do të përparojë. Çfarë ndodh me familjet e tjera në vendin tonë?”, tha Pendarovski, duke shtuar se në mandatin e parë ka treguar se është president i të gjithëve, pa favorizuar askënd dhe se kështu do të vazhdojë edhe në mandatin e dytë, nëse e merr mbështetjen të qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More