Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski paralajmëron shtyrjen e regjistrimit të popullsisë

Shkup, 13 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski kërkoi nga Qeveria që ta konsiderojë shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, por jo më shumë se dy muaj. Arsyeja e këtij qëndrimi të presidentit, janë argumentet e VMRO DPMNE-së, dhe partisë e Majta, se për shkak të koronavirusit, qytetarët do të kenë frikë të pranojnë regjistruesit në shtëpi.

“Ekziston një frikë te disa qytetarë, që supozoj është e legjitime, për shkak të pandemisë, jo për arsye politike. Pse të mos e shtyjmë për një apo dy muaj? Kjo ishte arsyeja ime. Përndryshe, për regjistrimin si regjistrim, si përmbajtje, kontekst, ne kemi nevojë, në vetë Ligjin nuk ka asnjë problem, nuk ka zgjidhje që nuk janë të njohura në Evropë”, tha Stevo Pendarovski, president.

Pendarovski në intervistë për Kanal 77 tha se e ka nënshkruar ligjin për regjistrimin, sepse dokumenti nuk është i kontestuar, por vetëm po politizohet. Nga ana tjetër, VMRO DPMNE shpreson të mbledhë 100,000 nënshkrime për anulimin e Ligjit, për të cilin ata e akuzojnë se pushteti nuk ka pranuar asnjë nga amendamentet e tyre. Nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski, thotë se përveç pandemisë, problemi është se Ligji nuk është i harmonizuar me metodologjinë.

“Si është e mundur, që dikush, që njeh dikë më së miri, të thotë se çfarë etnie ka dhe çfarë gjuhe flet?” Këto janë të drejta themelore të njeriut, për të cilat askush përveç vetë njeriut nuk mund ti thotë … Do të dojë një investitor të vijë në Zajaz, ose Shtip, do të mendojë se atje jetojnë 20 mijë, ose 70 mijë banorë këtu. “Nuk banojnë aq, nuk do të jenë në gjendje të gjejë punëtorë”, theksoi Aleksandar Nikollovsk, nënkryetar i VMRO DPMNE-së.

Përkundër reagimeve, përgatitjet për regjistrimin janë në proces. Numërimi do të kryhet në kombinim, në terren dhe duke me kontroll të kryqëzuar, me bazat e të dhënave të 10 institucioneve. Regjistruesit do të shkojnë nga shtëpia në shtëpi, nga 1 deri në 21 Prill dhe qytetarët që janë jashtë vendit për më shumë se një vit, do të mund të regjistrohen në mënyrë elektronike, ose të dhënat e tyre do të jepen nga një familjar i afërm nën përgjegjësinë ligjore.

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...