Pendarovski për “Njuzbomb”: Hapim edhe një kanal komunikimi dhe bashkëpunimi me Greqinë

Athinë, 4 tetor – Si liderë përgjegjës të dy vendeve fqinje, kemi detyrim të krijojmë kushte  për afrim akoma më të  madh të popujve tanë. Për këto shkaqe udhëtojë drejt Athinës dhe do t’u vijë jashtëzakonisht mirë të kthejë mikpritjen këtu, me mikpritje akoma më të madhe në vendin tim, thotë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski në deklaratën për portalin informativ grek “Njuzbomb” në vigjilje të vizitës zyrtare dyditore në Greqi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Presidenti theksoi se vizita është është me ftesë të koleges së tij Katerina Sakelaropulu “vjen si vazhdim i një sërë takimeve në nivele të ndryshme në vitet e fundit dhe është dëshmi e qartë për raportet e përforcuara bilaterale mes dy vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

Paralelisht, Pendarovski e potencoi rëndësinë e vizitës të asaj që po ndodh për herë të parë dhe sqaron se asnjëherë deri më tani asnjë president i Maqedonisë së Veriut nuk e ka vizituar Greqinë, as ndonjë president grek nuk ka qenë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Kështu, sot e plotësojmë këtë zbrazëtirë dhe hapim edhe një kanal komunikimi dhe bashkëpunimi për afrim akoma më të madh të dy vendeve dhe dy popujve. Për këtë, qëllimi kryesor i kësaj vizite shtetërore është që ta tregojmë gatishmërinë to në plotësuese për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët, që ta riafirmojmë përkushtimin vendimtar për raporte miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, si dhe për implmentimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes nga Prespa”, thotë Penarovski.

Në deklaratën për portalin grek thekson se Republika e  Maqedonisë dhe Republika e Greqisë janë dy vende   që kanë kaluar në faza të ndryshme të raporteve të ndërsjella, por, tani jemi aleatë në aleancën më të fuqishme ushtarake të planetit, në NATO Aleancë, punojmë me përkushtim në rritjen e besimit, i ndajmë vlerat e njëjta të demokracisë dhe përballemi me sfida të ngjashme në shumë fusha”.

“Në këtë kontekst., intensifikimi i kontakteve dhe zgjerimi i shtrirjes tematike të raporteve tona është diçka më tepër  se logjike dhe do të thoja, sidomos e domosdoshme. Si liderë përgjegjës të dy vendeve fqinje, kemi detyrim të krijojmë kushte për afrim akoma më të madh të popujve tanë”, thotë Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut nesër dhe pasnesër do të jetë për vizitë dyditore zyrtare në Greqi, do të pritet nga presidentja Katerina Sakelaropulu, ndërsa do të realizojë takim edhe me kryeministrin grek, Kirijakos Micotakis dhe me prefektin e Athinës, Kostas Bakojanis.

Related posts

Hoxha dhe Zendeli takim me bujqit e Dobërdollit

R Zh

Raport i dytë nga monitorimi i mediave: Nuk është shkelur Kodi zgjedhor

D V

Maqedoni, dita e tretë e debatit mbi rishqyrtimin e buxhetit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More