Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Pendarovski për propozimin e Osmanit: Nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë në Kushtetutë

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski nuk sheh neveojë për çfarë do ndryshimi të Kushtetutës. Ai lidhur me deklaratën e Bujar Osmanit që edhe bullgarët mund të vendosen në preambulën e Kushtetutës, presidenti shprehet se një gjë e tillë nuk është kërkuar nga pala bullgare por edhe po të kërkohet, është e drejtë e Maqedonisë të vendosë për Kushtetutën e saj si shtet sovran.

“Një gjë e tillë nuk është kërkuar nga pala bullgare, as presidenti nuk pret aspak të ndodhë sepse miratimi i amandamenteve eventuale të Kushtetutës janë vetëm e drejtë dhe kompetencë e jona sovrane. Në këtë moment, presidenti nuk sheh asnjë nevojë për çfarë do ndryshimi të Kushtetutës”, shprehen nga presidenca për Slloboden Peçat.

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani sot tha se edhe pse askush nuk ka kërkuar, ai propozon që bullgarët të vendosen në preambulën e Kushtetutës që më lehtë të organizohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre individuale dhe kolektive dhe që të mos mundet dikush të bëjë fushatë se shteti iu bën represion përshkak përkatësisë së tyre etnike.

Nga Qeveria ende nuk e kanë thënë qëndrimin e tyre lidhur me propozimin e ministrit Osmani.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...