Pendarovski: Po të mos ishim NATO, nuk do të mund të merreshim me propagandën ruse

nga Redaksia

Shkup, 17 maj – Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në takimin udhëheqës të organizuar nga Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë, me titull “Agresioni rus kundër Ukrainës: Vrull i ri për zgjerimin e BE-së?”.

Pendarovski iu referua rëndësisë së anëtarësimit në NATO dhe ndikimit të propagandës ruse në Ballkan.

“Nëse nuk do të ishim në NATO dhe nuk do të ndanim të gjithë informacionin në atë sistem, nuk do të mund të merreshim me të gjitha propagandat e tjera dhe lajmet e rreme. Nëse e krahasojmë depërtimin e shërbimeve ruse në rajon, veçanërisht në Maqedoni, tani nuk është aq i madh në krahasim me vitin 2018, kur organizuam referendumin për anëtarësimin në NATO, dhe veçanërisht para asaj fushate, kur subjektet e huaja krijuan 35 portale interneti brenda natës në vend, 2/3 e të cilit kishin emra të ngjashëm me ato ekzistuese”, tha Presidenti në diskutim.

Lidhur me kontestin bilateral me Bullgarinë, si pengesë në integrimin e Maqedonisë në BE, presidenti Pendarovski deklaroi se Bullgaria para dy vitesh e gjysmë filloi të paraqesë kërkesa që nuk kanë pikë kontakti me kriteret e BE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More