Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Argjentinës

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Alfredo Nestor Atanasof, ambasador i sapoemëruar i Argjentinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski, siç njoftoi kabineti i tij, potencoi se të dyja shtetet edhe pse gjeografikisht janë larg, ndajnë vlera të njëjta të demokracisë, respektim të të drejtave të njeriut, ruajtjen e mjedisit jetësor dhe multilaterizimit efektiv, me fokus të fuqishëm në zhvillimin integral njerëzor.

Duke theksuar se vitin e kaluar dhe këtë vit bota u përball me krizën më të madhe shëndetësore, me çka, pandemia na dëshmoi se shtetet nuk do të munden në tërësi të përballen me virusin nëse mungon solidariteti ndërkombëtar dhe bashkëpunimi i fuqishëm, shefi i shtetit Pendarovski porositi se asnjë vend nuk mund të shpëtohet vetë, por vetëm të gjithë bashkë dhe duke qenë solidarë.

“Si anëtare e përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare, Republika e Maqedonisë së Veriut iu jep rëndësi marrëdhënieve me të gjitha shtetet, për të mirën e popujve tanë, sigurimin dhe forcimin e paqes në botë, si dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet ekonomik”, porositi presidenti Pendarovski.

Në atë drejtim, ai theksoi se vendi është i gatshëm për zhvillim dhe avancim të marrëdhënieve bilaterale me Argjentinën veçanërisht në sferën e kulturës, arsimit, bujqësisë dhe ekonomisë.

Amabasadori Atanasof theksoi se nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja shteteve në vitin 1999, janë ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale të cilat bazohen në interesa të përbashkëta dhe vlera të ndara me përkushtim të fuqishëm që bashkërisht të kontribuojnë për krijimin e një bote më kooperuese, të sigurt dhe të prosperuar. Gjatë kësaj, ai shtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare është një nga arritjet kresore të të dyja vendeve.

Duke vlerësuar se ndërtimi i lidhjeve mes të dyja vendeve është i mundur falë marrëdhënieve të afërta të dy popujve, ambasadori Atanasof, theksoi se është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi në sferën e kulturës, veçanërisht në sferën e letërsisë me veprat e përkthyera të shkrimtarëve argjentinas nga përkthyesit maqedonas.

“Jam i bindur se argjentinasit dhe maqedonasit do të munden në mënyrë shtesë t’i përforcojnë lidhjet tona edhe në sfera të tjera relevante, siç janë ato ekonomike dhe tregtare, dhe në këtë kuptim, ambasada argjentinase është plotësisht e gatshme që të hulumtojë dhe të ndërmarrë aktivitete të përbashkëta në interes të të dyja vendeve”, porositi ambasadori Atanasof.

Presidenti Pendarovski ambasadorit të sapoemëruar të Argjentinës i dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit diplomatik me përgjegjësi.

Postime të ngjashme

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

PDSH nesër mban Kuvendin e degës në Tetovë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...