Maqedoni

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Sllovenisë

Zhurnal Ads

Shkup, 21 shtator, zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredinciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Milan Predan dhe ka shprehur kënaqësi nga marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe nga bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve, të cilat karakterizohen me bashkëpunim intensiv, përkrahje të ndërsjellë dhe respekt.

Përveç se janë miq, theksoi Pendarovski, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë aleatë në NATO dhe shtoi se përkrahja dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Shefi i shtetit, siç thuhet në kumtesën e lëshuar nga Kabineti i tij, tha se marrëdhëniet billaterale mes dy vendeve janë miqësore, me sukses në disa sfera. Sllovenia, nënvizoi ai, është partner i ynë i rëndësishëm tregtar, me investitorë të shumtë në vendin tonë, të njohur sipas prodhimeve të tyre me cilësi të shkëlqyeshme.

Në kontekst të ballafaqimit me pandeminë të Kovid-19, presidenti Pendarovski u falënderua për ndihmën, të cilën Sllovenia, që në fillim të krizës, ia ndau vendit tonë, si dhe për koordinimin e suksesshëm mes dy shteteve tona lidhur me përvojat praktike dhe vendimet për tejkalimin e këtij fenomeni. Pendarovski përkujtoi, thuhet në kumtesë, se dy vendet kanë pasur dhe angazhime të përbashkëta dhe kontribut për sigurinë dhe stabilitetin e kufirit tonë jugor në ballafaqimin me krizën me emigrantët.

Ambasadori Predan, duke u falënderuar për mirëseardhjen e ngrohtë, tha se miqësia dhe partneriteti, të cilat të dy vendet filluan t’i ndërtojnë në kohën e ish shtetit të përbashkët, janë përforcuar në periudhën pas pavarësimit të dy vendeve, duke shtuar se marrëdhëniet çdoherë kanë qenë të sinqerta, pa agjenda të fshehura, të bazuara në besim dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

“Ambasadori Predan theksoi se ndaj kësaj kanë kontribuar edhe kontaktet e pasura ekonomike, kulturore e tjera, si në nivel shtetëror, ashtu edhe mes njerëzve”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Ai ka shprehur edhe bindje se Republika e Sllovenisë edhe më tej do të qëndrojë përkrah Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me diturinë dhe përvojën e saj do të ndihmojë në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE.

“Ishim përkrahës të fuqishëm të anëtarësimit të juaj në NATO dhe jemi përkrahës të fuqishëm të fillimit sa më të shpejtë të negociatave të juaja me BE-në. Së bashku me kolegët e mi në Ambasadë, do të mundohem që përkrahja sllovene për këto qëllime kyqe, t’i ndjekë dëshirat dhe pritjet e juaja”, thuhet në kumtesë.

Postime të ngjashme

Mariçiq: Autoritetet greke nuk mund t’i gjejnë Grujevskin dhe Boshkovskin

Z H

“E mira e përgjithshme” humb kuptimin me amendimet e opozitës

XH,I

LSDM: Epidemiologu Markovski të mos flas me teori konspirative

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...