Agjencia Zhurnal.mk

Pendarovski propozoi Milazim Mustafën për anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor

Shkup, 25 qershor, zhurnal.mk – Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski, i propozoi Kuvendit Milazim Mustafën për anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor. Milazim Mustafa është këshilltar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, në Sektorin për Ndihmë Ndërkombëtare Juridike.

Ai është jurist i diplomuar dhe magjistër në studime evropiane. Në biografinë e tij thuhet se ai ka diplomuar dhe magjistruar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Ka punuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Drejtësisë. Është autor i disa punimeve shkencore. Ka qenë dhe është anëtar i disa grupeve punuese dhe komisioneve në fushën e gjyqësorit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...