Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski – Shider: Maqedonia e Veriut mbetet fuqimisht e përkushtuar në procesin eurointegrues

Shkup, 4 maj – Presidenti Stevo Pendarovski, sot e priti Andreas Shiderin, eurodeputet austriak dhe bashkëkryesues i Komitetit të përzier parlamentar Bashkimi Evropian – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, ka shprehur se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson lartë mbështetjen e fuqishme të Parlamentit Evropian dhe se e njëjta kontribuon për përmirësimin e atmosferës politike në vend dhe e përshpejton procesin e inkuadrimit drejt Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, presidenti ka shprehur kënaqësi nga Rezoluta e miratuar së fundmi nga eurodeputetët, në të cilën në mënyrë të paanshme notohet pasqyra reale për reformat e arritura dhe gjendja politike në vend.

Në bisedat, siç qëndron në kumtesë, është theksuar se edhe krahas vështirësive të shkaktuara nga pandemia e Kovid-19, Maqedonia e Veriut ka ngelur fuqimisht e përkushtuar në procesin eurointegrues.

Presidenti Pendarovski është falënderuar për angazhimin e eurodeputetit austriak Shider, dhe i ka riafirmuar pritshmëritë për miratimin sa më të shpejtë të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian gjatë kryesimit portugez.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur pritshmëri se bashkëpunimi midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit Evropian do të vazhdojë me dinamikë më të përforcuar në të ardhmen, për çka kontribut të konsiderueshëm dhe stimulim jep dialogu konstruktiv në Komitetin e përzier parlamentar Bashkimi Evropian – Republika e Maqedonisë së Veriut. 

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...