Agjencia Zhurnal.mk

Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Jelstad, ambasador i sapoemëruar i Mbretërisë së Norvegjisë

Shkup, 15 janar, zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Jern Jelstad, ambasador i sapoemëruar i Mbretërisë së Norvegjisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd.

Pendarovski, siç komunikoi kabineti i tij, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale theksoi se nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, dy shtetet në vazhdimësi ndërtojnë marrëdhënie miqësore dhe partnere dhe se është arritur zhvillim i suksesshëm i marrëdhënieve dypalëshe në më shumë sfera të jetesës shoqërore.

Presidenti ka shprehur pritje për intensifikim të dialogut politik në të gjitha nivelet, si dhe pasurim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, investimeve, ekologjisë, turizmit, investimeve dhe sfera tjera me interes të përbashkët.

Presidenti ka shprehur mirënjohje të madh për mbështetjen konzistente nga Norvegjia miqësore, e cila është promotore e fuqishme e proceseve euroatlantike integruese dhe theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbetur e përkushtuar në realizimin e prioriteteve së saj strategjike.

Ambasadori Jelstad theksoi se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera dhe vazhdojnë të zhvillohen në bazë shumë të fuqishme të miqësisë historike mes dy vendeve dhe theksoi se është arritur progres në fushën e ekonomisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...