Maqedoni

Pendarovski takoi ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka, ku shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe shprehën kënaqësinë për progresin e vazhdueshëm.

Nga Kabineti i Pendarovskit informoi se të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e të dy vendeve për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks në fushën ekonomike ku ka potencial të madh.

“Pendarovski theksoi se të dy vendet ndajnë përparësitë e politikës së jashtme, duke nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin brenda iniciativave rajonale dhe perspektivën evropiane. Në këtë drejtim, presidenti shprehu besimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë partneritetin konstruktiv të shprehur përmes ndihmës dhe mbështetjes së ndërsjellë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Të dy bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se ky është një nga parakushtet kryesore për stabilitetin e qëndrueshëm dhe prosperitetin ekonomik të të gjithë rajonit”, theksuan nga Kabineti i Pendarovskit.

Nga Kabineti përmendën se presidenti dhe ambasadori Reka gjithashtu u përqendruan në situatës aktuale me Kovid-19 dhe theksuan nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin ndërshtetëror në mënyrë që së bashku të përballen me pasojat e pandemisë. Ambasadori Reka ia transmetoi presidentit Pendarovski urimin e presidentit shqiptar Ilir Meta me rastin e Ditës së pavarësisë.

Postime të ngjashme

Spitalet private do të sigurojnë 100 shtretër për Covid pacient

T E

Editorial: Bizneset të kënaqura me ndihmat, por frikësohen nga problemet burokratike

R ZH

Ariu sulmon një person në fshatin Creshnovë, transferohet në klinikat e Shkupit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...