Agjencia Zhurnal.mk

Pendarovski: Vetëm së bashku, me solidaritet dhe respekt do të arrijmë prosperitet dhe zhvillim

Shkup, 6 janar – Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dërgoi urim deri te qytetarët me rastin e festës krishtere, Krishlindjet.

“Nga zemra ju dëshiroj që ditët festive t’i presim në shëndet të mirë, lumturi dhe fat, duke ndarë dashuri dhe harmoni me më të afërmit tanë. Ditët festive të cilat i kalojmë në shtëpitë tona, të mbushur me dritë dhe ngrohtësi, le të na inspirojnë që të kujdesemi dhe t’ua shtrijmë dorën të gjithëve të cilëve u nevojitet mbështetje materiale dhe shpirtërore”, qëndron në urimin e presidentit Pendarovski.

Pendarovski potencon se kjo festë duhet të prekë në zemrat tona dhe të na ndjekë i gjithë viti duke na dhënë forcë që së bashku të përballemi me sfidat që na presin.

“Vetëm bashkërisht, me solidaritet, mirëkuptim dhe respektim të ndërsjellë do të arrijmë deri tek prosperiteti dhe zhvillimi i mëmëdheut tonë”, ka uruar Pendarovski, përcjellë Zhurnal.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...